Sinan Uslu
10 Nëntor 2017•Përditësim: 10 Nëntor 2017
ANKARA (AA) - Të paktën 96 pjesëtarë të organizatës terroriste të PKK u neutralizuan gjatë operacioneve antiterroriste të Forcave të Armatosura Turke (TSK) të kryera më 3 nëntor në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
TSK ka dhënë informacion mbi aktivitetet anti-terroriste të ushtrisë turke në veri të Irakut. Një ditë pas nisjes së operacioneve u njoftua për 27 terroristë të neutralizuar, ndërsa sipas të dhënave të fundit, numri i terroristëve të neutralizuar u rrit në 96.
Gjithashtu theksohet se gjatë operacioneve në veri të Irakut, të cilat ende vazhdojnë në rajonin Bestler Dereler janë konfiskuar dhe shkatërruar sasi të konsiderueshme të mjeteve shpërthyese të improvizuara dhe minave.
Gjatë fushatës, u neutralizuan terroristët të cilët ishin duke u përgatitur për të kryer sulme terroriste pranë kufirit me Turqinë.