Muhammet Nusret Altun
10 Korrik 2019•Përditësim: 10 Korrik 2019
Komisioni Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Meksikë bën të ditur se 85 për qind e viktimave të trafikimit në vend në periudhën 2012-2017 ishin gra dhe vajza, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raport përfshihen 26 vepra penale, nga shfrytëzimi seksual dhe i punës deri tek trafikimi i organeve. Më shumë se 5.200 viktima janë raportuar në rastet e dokumentuara gjatë një periudhe pesëvjeçare.
Raporti nuk përfshin trafikimin e migrantëve dhe i referohet një periudhe pesëvjeçare pasi Meksika në vitin 2012 solli një ligj federal të miratuar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Më tej, theksohet se më shumë se gjysma e rasteve janë evidentuar në shtetet federale Meksiko, Baja California, Oaxaca dhe Chiapas.
Kryetari i Komisionit, Luis Raul Gonzalez, beson se shteti duhet të bëjë më shumë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe për të ofruar më shumë mbështetje për viktimat.
Sipas këtij raporti, 27 për qind e viktimave janë fëmijë.