Esat Fırat
03 korrik 2019•Përditësim: 04 korrik 2019
Ministri izraelit i Bujqësisë, Uri Ariel, ka kryesuar sot dhjetëra hebrenjë radikalë të cilët hynë në kompleksin Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Udhëheqësia e Vakëfit Islam në Kuds njoftoi se ministri Ariel dhe hebrenjtë radikalë në kompleksin Al-Aksa sot në mëngjes hynë në shoqërim të një numri të madh të policëve të armatosur izraelitë.
Në njoftimin thuhet se hebrenjtë radikalë dhe policët në grupe qëndruan në oborrin e kompleksit, pasi çka e braktisën.
Hyrja e hebrenjve radikalë dhe policisë në Al-Aksa shpesh shkakton rritje të tensioneve në këtë zonë, si dhe përleshje mes palestinezëve dhe policisë izraelite.
Ministri izraelit nga radhët e partisë cioniste Shtëpia Hebreje shpesh herë në shoqërim të policisë hyn në kompleksin Al-Aksa, ndërsa herën e fundit këtë e bëri më 22 prill të këtij viti.