Muhammed Emin Canik
03 korrik 2019•Përditësim: 04 korrik 2019
Banorët e Kilit dhe disa pjesë të Argjentinës ndoqën errësimin e plotë të Diellit që u vërejt mbi Oqeanin Paqësor dhe më pas edhe në brigjet e Kilit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky fenomen në Argjentinë u regjistrua në ora 16:30 sipas kohës lokale dhe brenda këtyre dy orëve u ndoq nga banorët e San Juan, La Rioja, San Luis, Cordoba, Santa Fe dhe Buenos Aires.
Banorët e Buenos Airesit u përcaktuan të shkonin në vende me lartësi më të madhe mbidetare për të shijuar këto pamje impozante. Për të ndjekur errësimin e Diellit në San Juan kishin dalë rreth 15 mijë qytetarë.
Errësimi i Diellit në Coquimbu, në veri të Kilit u ndoq nga 140 mijë turistë. Errësimi i fundit i Diellit u regjistrua në gusht të vitit 2017 në SHBA dhe disa vende të Amerikës Jugore.
Errësimi i plotë i Diellit ndodhë në qytetet e pjesës qendrore të Amerikës ndërsa errësimi i pjesshëm regjistrohet në veri të kontinentit dhe në pjesët e Amerikës Jugore.
Ky fenomen ndodh për shkak të përputhjes kohore të lindjes së Hënës dhe perëndimit të Diellit, kështu që në rrethin e Hënës formohet një hije e cila në momentin më intensiv errëson një të tretën e saj.
Hëna përmes hijës së Tokës lëvizë nga perëndimi në lindje ndërsa në nënqiellin tonë errësimi më intensiv pritet të ndodhë të sot në mbrëmje.