İdris Sülün
14 Mars 2022•Përditësim: 14 Mars 2022
Një tërmet me fuqi prej 6.7 ballë ka goditur brigjet e Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shërbimi gjeologjik amerikan (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në një thellësi prej 21.8 kilometrash, ishte 167 kilometra në perëndim të qytetit Pariaman.
Pas tërmetit nuk u lëshua asnjë alarm për cunami.