Sayed Khodaberdi Sadat
03 Mars 2019•Përditësim: 04 Mars 2019
Sipas informacioneve të fundit, së paku 20 persona kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve që dje përfshinë krahinën e Kandaharit, në jug të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Departamentit të Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Ndihmës Humanitare theksohet se gjatë ditëve të fundit reshje të mëdha përfshinë krahinën e Kandaharit, ndërsa më pas edhe përmbytje në të cilat u dëmtuan rreth 2.000 njësi banesore.
Numri i të vdekurve në përmbytjet që zgjasin prej dje është rritur në 20.
Më tej theksohet se në fshatin Argandab, në përbërje të Kandaharit, rreth 500 familje presin evakuim dhe u nevojiten ndihma urgjente humanitare.