Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
09 Shkurt 2017•Përditësim: 09 Shkurt 2017
DAMASK (AA) - Bëhet e ditur se një person ka humbur jetën dhe shumë të tjerë janë prekur nga një sulm me "gaz klorin" të organizuar nga regjimi i Sirisë në rajonin Guta Lindore në afërsi të kryeqytetit - Damask, raporton Anadolu Agency (AA).
Siraç Mahmud, zyrtar i mbrojtjes civile, në një prononcim për AA tha se forcat e regjimit kanë ndërmarrë sulm me gaz klorin në qytezën Arbin që gjendet nën kontrollin e opozitarëve.
Mahmud theksoi se një person ka humbur jetën si rezultat i përhapjes së gazit dhe se shumë persona të prekur janë dërguar në spitalet fushore në afërsi.
Ai tërhoqi vëmendjen se forcat e regjimit i kanë intensifikuar sulmet në Gutan Lindore. "Forcat e qeverisë së Damaskut ditëve të fundit kanë filluar sërish të sulmojnë me intensitet qytetet dhe qytezat në rajonin e Gutas Lindore. Kemi shqetësime serioze për jetën e civilëve si pasojë e sulmeve", u shpreh Mahmud.