Ali Cura
28 Janar 2019•Përditësim: 28 Janar 2019
MOSKË (AA) - Rusia ka interceptuar një avion anti-nëndetës të ushtrisë amerikane mbi Detin Baltik, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi të ministrisë, një avion rus Su-27 ka identifikuar avionin amerikan të tipit Poseidon P-8A mbi ujërat ndërkombëtare të Detit Baltik.
"Ekuipazhi i avionit Su-27, i cili u afrua në distancë të sigurtë deri te caku, identifikoi se bëhej fjalë për avion anti-nëndetës Poseidon P-8A i Forcave Ajrore të SHBA-së. Pasi avioni amerikan u largua nga kufijtë e Rusisë, Su-27 u kthye pa probleme në bazë", thuhet në njoftim.