Necva Taştan Sevinç
13 gusht 2026•Përditësim: 13 gusht 2026
Në një fabrikë municionesh pranë kryeqytetit italian Romë shpërtheu zjarr i pasuar nga një shpërthim, raportoi media lokale, transmeton Anadolu.
Incidenti ndodhi në ish-fabrikën “Simmel Difesa”, e cila tani është në pronësi të KNDS Ammo Italy, në komunën Colleferro, raportoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Nuk raportohet për të lënduar apo viktima.
Burime të ekipeve të shpëtimit thanë se zjarri dhe shpërthimi i mëvonshëm ishin kufizuar në një pjesë të objektit, i cili prodhon dhe magazinon eksplozivë dhe municione.
Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur në repartin e presimit të barutit.
Kompania prodhon municione të kalibrit të mesëm dhe të madh për sistemet e mbrojtjes tokësore dhe detare, si dhe lëndë djegëse të ngurta për mjetet hapësinore.
Disa ekipe të zjarrfikësve u dërguan në vendngjarje, por sipas raportimit fillestar, ende nuk kishin mundur të hynin në objekt.