İdris Okuducu
03 korrik 2019•Përditësim: 04 korrik 2019
Të ardhurat e Irakut nga eksportet e naftës në qershor ishin gati 1 miliard dollarë më pak se një muaj më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria irakiane e Naftës tha se eksportet e naftës në vend ishin gjashtë milionë fuçi më pak në qershor krahasuar me muajin e kaluar, duke arritur në 105 milionë fuçi.
Theksohet se në qershor nga eksporti i naftës janë realizuar të ardhura prej gjithsej 6 miliardë e 397 milionë dollarë, ndërsa në maj ishte 7 miliardë e 329 milionë dollarë.
Rënia e të ardhurave nga eksporti është shkaktuar me rënien e madhe të çmimit të naftës sesa me rënien e sasisë së shitjes.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se në qershor një fuçi naftë e papërpunuar në tregun ndërkombëtar, mesatarisht kushtonte 60, ndërsa në maj 66 dollarë.