Nazir Aliyev Tayfur
20 Mars 2022•Përditësim: 21 Mars 2022
Ndërtesa e teatrit në qytetin Mariupol të Ukrainës ku ishin strehuar rreth 400 persona u godit nga ushtria ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklarate nga Këshilli i Qytetit Mariupol thuhet se shkolla e artit teatror numër 12, e cila përdorej si strehimore në zonën Levoberezhny të qytetit Mariupol të Ukrainës, u bombardua nga ushtria e Rusisë.
Më tej theksohet se është shembur ndërtesa e cila përdorej si strehimore për rreth 400 fëmijë, gra dhe të moshuar.
Vazhdon hetimi lidhur me numrin e të vdekurve dhe të plagosurve.