Didar Yüsra Dilruba Öz
25 Shkurt 2017•Përditësim: 25 Shkurt 2017
ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan të mërkurën e ardhshme do të udhëtojë për në Pakistan, për të marrë pjesë në Samitin e 13-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (ECO) në kryeqytetin e këtij vendi, Islamabad, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas qendrës së shtypit të Presidencës, Erdoğan do t'u adresohet pjesëmarrësve në Samit dhe do të takohet me liderë të tjerë.
Ai është i vendosur edhe për të shkëmbyer mendime për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare gjatë samitit, thuhet në njoftim.
Në Samit e ECO-s, një nga blloqet më të rëndësishme ekonomike euroaziatike, pritet të merren vendime të cilat do të vendosin kursin e saj për dekadën e ardhshme.