Ferdi Türkten
24 Shkurt 2017•Përditësim: 25 Shkurt 2017
ANKARA (AA) – Së paku dy ushtarë turq kanë rënë dëshmorë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur gjatë shpërthimit në pjesën jugore të qytetit sirian Al-Bab, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Shtatmadhorisë së Turqisë thuhet se ushtarët turq në orët e pasdites kryenin vëzhgime në terren, në momentet kur ndodhi shpërthimi.
Thuhet ka shpërthyer një mjet i vendosur më herët në rrugë, ku si pasojë ranë dëshmorë dy ushtarë turq, ndërsa tre të tjerë u plagosën. Ushtarët e plagosur janë transferuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Në njoftimin e Shtatmadhorisë së Turqisë përcillen mesazhe ngushëllimi për familjet e ushtarëve të rënë dëshmorë, ndërsa për pjesëtarët e plagosur urohet rikuperim sa më i shpejtë.