Ekip
23 Korrik 2019•Përditësim: 23 Korrik 2019
Partia Konservatore në Britani të Madhe sot do të behet me lider të ri, i cili një ditë më pas do të marrë edhe postin e kryeministres britanike Theresa May, transmeton Anadolu Agency (AA).
Partia sot pasdite do të publikojë rezultatet e votimit postar të 160 mijë anëtarëve të saj, për kreun e së cilës garuan Boris Johnson dhe ministri i Jashtëm Jeremy Hunt.
Ish-kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, sipas pritshmërive, do të bëhet kreu i ri i qeverisë britanike, edhe pse disa zyrtarë të lartë kanë paralajmëruar dorëheqjet e tyre nëse Johnson fiton.
Kryeministrja britanike Theresa May më 7 qershor dha dorëheqje nga posti i kryetares së Parisë Konservatore me çka hapi rrugën e garës për pasardhësin e saj.
May dha dorëheqje pasi nuk arriti të bindë deputetët që të mbështesin marrëveshjen për Brexit-in të dakorduar me Brukselin. Johnson ka premtuar se vendi i tij me apo pa marrëveshje do të largohet nga Bashkimi Evropian deri më 31 tetor.
May sot do të drejtojë takimin e fundit të kabinetit ndërsa të mërkurën pasdite edhe zyrtarisht do t'i dorëzojë dorëheqjen e saj mbretëreshës Elizabeth II, pas së cilës do të emërohet kryeminsitri i ri i vendit.